Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një vit pa luajtur, Tevez tërhiqet zyrtarisht: Kam pirë shumë fërnet dhe verë, humba fansin numër 1!

Hera e fundit kur Carlos Tevez zbriste në fushë ishte qershorin e kaluar me fanellën e Boca Juniors. Në atë kohë argjentinasi deklaroi se mund të niste një aventurë të re, megjithatë një vit më pas teksa është në moshën 38-vjeçare, Tevez ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli. Ish-sulmuesi theksoi se gjatë kësaj kohe ka pasur oferta nga kampionati i MLS në Amerikë, por shtoi se në vendimin për t’u tërhequr ndikoi edhe humbja e babait.

“Mund ta konfirmoj, unë jam tërhequr nga futbolli. Kam pasur oferta, sidomos nga Amerika, por mendoj se kam dhënë gjithçka. Të luaja vitin e kaluar ishte e vështirë për mua por për fat të mirë isha pranë babait tim. Tashmë, ai nuk është më dhe në vendimin për t’u tërhequr ndikon edhe ky fakt, pasi babai ishte fansi im numër një. Së fundmi, kam shijuar ushqimet por edhe pijet, më së shumti verë dhe fërnet, tani nuk kam angazhime sportive dhe kam liri përsa i takon dietës ushqimore.

Vazhdoj të kujdesem për veten por kam shtuar tre apo katër kile, zgjohem vonë dhe tashmë nuk e imagjinoj më si është të shkosh çdo mëngjes në stërvitje. Unë shkoja gjithnjë në orën 6 të mëngjesit dhe largohesha i fundit nga qendra stërvitore, por tani nuk kam më fuqi për të ndjekur një rutinë të tillë”, u shpreh Tevez.

Gjatë karrierës së tij, Carlos Teves ka fituar tre herë Premier League, një herë Champions League, dy herë Serie A, ndërsa me fanellën e Argjentinës ka koleksionuar 73 paraqitje duke realizuar edhe 13 gola.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....