Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Një xhevahir i vërtetë/ Sheiku i Cityt “merr veten me të mira”, shpenzon 590 milionë euro për yahtin luksoz

Ka një milionë mënyra se si mund të shpenzohen 590 milionë euro. Por, për një sheik, këto para mund të shkojnë edhe për të kënaqur dëshirat personale dhe të investohen tek një nga jahtet më luksoze në botë. Kështu, ka menduar sheiku që ka në pronësi klubin e Manchester City, Mansour bin Zayed Al Nahyan i cili ka marrë veten me të mira duke vendosur në pronësi një nga katër jahtet më të mëdhenj në botë.

Sigurisht, bëhet fjalë për një gjigand me përmasa prej 152 metrash ku përfshihen 40 kabina në të cilat mund të akomodohen 48 persona teksa nuk mungon pishina, salloni bukurisë, një mini-palestër, ashensor, SPA, klub nate dhe një bar-restorant. Sigurisht, nuk mungon edhe vendi për helikopterin që mund të transportojë vizitorët ekskluzivë nga doku në breg.

Sakaq, jahti ka një peshë prej 15.320 tonë dhe mund të udhëtojë me një shpejtësi prej 21.8 milje në orë ndërsa një veçori është motori. Ai është gjysmë elektrik dhe gjysmë diesel, ndërsa mund të prodhojë ujë të pijshëm nga vetë ujë që harxhon nëpërmjet një impianti. Tashmë, kjo mrekulli e teknologjisë është në pronësinë e Mansour i cili ndoshta edhe shumë ndeshje të Cityt në këtë sezon do të mund t’i ndjekë nga yahti luksoz, nga më të veçantët në botë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...