Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Një “xhol” për Josën, Vllaznia siguron shërbimet e një ish-kampioni

Vllaznia synon titullin kampion në sezonin e ri, trofe që mungon në Shkodër prej vitit 2001. Kuqeblutë kanë ruajtur boshtin e sezonit të kaluar, teksa janë përforcuar me disa emra të rëndësishëm.

Lorik Boshnjaku, Herald Marku dhe talenti Rejan Alivoda janë prurjet në mesfushë, Marko Juric dhe Dajan Shehi në mbrojtje, teksa Kristijan Vulaj pritet t’i japë fantazi ofensivës së ekipit të Mirel Josës.

Braziliani Kaina mbylli huazimin te Kastrioti dhe tani shpreson të shënojë te Vllaznia, ndërkohë që presidenca ka siguruar edhe shërbimet e Esat Malës, ish-mesfushorit të Partizanit, ekip me të cilin fitoi titullin në vitin 2019.

23-vjeçari nga Theranda ka dalë në stërvitje me ekipin shkodran, që po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri në qytetin e Pogradecit. 12 ndeshje dhe një gol numëron Mala me Shqipërinë U21.

Verën e kaluar u transferua në Superligën turke te Giresunspor, por në shtator u rikthye te Partizani në huazim. Me “Demat” regjistroi 43 ndeshje dhe 4 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Muajin e kaluar Mala ndërpreu bashkëpunimin me klubin turk dhe tani kërkon të lërë shenjën e tij te Vllaznia, me synimin për të fituar një tjetër titull në futbollin shqiptar.

Një përforcim cilësor dhe një “xhol” për teknikun Josa, pasi lojtari dardan mund të mbulojë disa pozicione në fushë, si atë të mesfushorit, anësorit të djathtë dhe sulmuesit të krahut.

SuperSport ka kontaktuar me presidencën e klubit shkodran, që ka konfirmuar akordin me Malën, zyrtarizimi i të cilit është thjesht formalitet.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...