Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Një yll i ri po lind te United, por magjia e James nuk mjafton, Southampton u merr pikën

Manchester United nuk di më të fitojë. Djajtë e Kuq ngecën për të tretën javë radhazi pas suksesit të thellë ndaj Chelsea-t në debutim. Në St Mary edhe pse e kaloi e para në avantazh skuadra e Solskjaer u ndal në një barazim 1-1 nga Southampton. Daniel James blerja më e spikatur deri tani te United realizoi golin e tij të tretë sezonal që në minutën e 10 duke zhbllokuar shifrat. Ishte një gol shumë i bukur ai anësorit uellsian të cilin United e ka blerë për 17 milionë euro nga Sëansea City. Megjithatë miqtë nuk arritën të ruanin epërsinë dhe në minutën e 58-të mbrojtësi danez Vestergaard barazoi shifrat me një goditje me kokë pasi i vodhi kohën suedezit Lindelof. Pavarsisht përpjekjeve të United deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me Djajtë e Kuq që regjistruan barazimin e 2-të në këtë sezon të Premier League dhe u ngjitën në kuotën e 5 pikëve pas 4 javëve të para.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...