Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Një zyrtarizim në sfond dhe asnjë dilemë për mesfushorin e kombëtares, Salihamidzic nuk dorëzohet

Bayern Munchen ka siguruar shërbimet e Noussair Mazraoui me parametra zero nga Ajaksi. Anësori i djathtë maroken do të transferohet si lojtar i lirë te kampionët e Gjermanisë.

24-vjeçari, i cili ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore (mund të luajë edhe në mesfushë), do të përfitojë rreth 8 milionë euro në sezon nga kontrata disavjeçare me klubin bavarez.

Ndërkohë, Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i klubit gjerman, ka komentuar shkurt edhe situatën e Marcel Sabitzer. 28-vjeçari erdhi në huazim nga Leipzigu, dhe Bayerni nuk dëshiron të heqë dorë nga ai.

Ne kemi besim te Marcel. Bisedimet me agjentin e tij ishin pozitive. Ne duam që ta rikthejmë lojtarin në formën e ditëve më të mira”, deklaroi Salihamidzic në lidhje me mesfushorin austriak.

Sabitzer është aktivizuar në 30 ndeshje mes Bundesligës dhe Champions League, duke shënuar një gol. Drejtuesit e Leipzigut kërkojnë 15 milionë euro për kartonin e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...