Nicolo Zaniolo është transferuar zyrtarisht në Premier League. Ish-sulmuesi i Romës do të jetë pjesë e Aston Villas, aty ku gjen si drejtor sportiv spanjollin Monchi. Atë që e transferoi te Roma në 2018.
3.5 mln euro te Galatasaray për huazimin deri në verën e ardhshme. Ndërkohë që Aston Villa ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit italian për 20 mln euro + 7 mln të tjera në formë bonusesh.
Që nëse plotësohen disa kushte kthehet në detyrim blerjeje. Zaniolo u transferua te Galatasaray në janar dhe fitoi titullin kampion në Turqi me skuadrën e famshme nga Stambolli.
Lexo edhe:
- Seria A në DigiAlb/ Sezoni i ri me ofertën më të plotë televizive
- Ndeshja e “Play-Off” e Conference League, Struga zyrtarizon stadiumin ku do luajnë ndaj Breidablik
- “Nuk mund ta harrojmë atë”, Pochettino: I Kemi sytë nga Armando Broja!
- Ekskluzive/ Dajan Shehi transferohet në Kosovë, firmos me Gjilanin
Tashmë do të matë forcat në kampionatin më të bukur në planet. Lojtari italian është gati për aventurën me skuadrën e Unai Emery, teksa nuk i harron turqit.
“Kur dëgjova për herë të parë për ardhjen në Turqi, të gjithë më thonin: njerëzit këtu kanë zemër të madhe. Por nuk mund ta dija se çfarë do të më priste…
Sa herë që futem në fushë jap gjithçka për të arritur objektivin e ekipit tim, por këtu jam ndjerë i mirëkuptuar, i mbështetur dhe i dashur që në minutën e parë”.
Më pas një koment për ekipin e ri: “Kur drejtori Monchi më telefonoi të vija këtu, pranove menjëherë. Aston Villa është një nga skuadrat më të mira në Angli dhe Premier League.
Dua të luaj, të tregoj kualitetin tim dhe të ndihmoj skuadrën“, u shpreh sulmuesi italian, autor i 13 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren e kaltër.
