Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Njerëz pranë Kastriotit kërcënuan Juxhin Xhajan”, Kastrati zbulon detajet në Zona Gol

Futbolli shqiptar u trondit mesditën e të dielës nga një skandal i madh dhe aspak normal për kohën ku jetojmë. Arbitri i ndeshjes Kastrioti-Bylis, Juxhin Xhaja është kërcënuar me jetë për të favorizuar vendasit, duke bërë që FShF të ndërhyjë dhe të anulojë zhvillimin e takimit, vetëm dy orë para startit.

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë rast, në emisionin “Zona Gol” ishte i ftuar Shefi i Shoqatës së Arbitrave në Shqipëri, Tahir Kastrati, i cili zbuloi se çfarë ndodhi ekzaktësisht.

“Familjarë të arbitrit Juxhin Xhaja janë kërcënuar me jetë nga njerëz pranë klubit të Kastriotit dhe kemi vënë në dijeni institucionet përkatëse, duke vendosur të mos dalim në këtë takim. Është padyshim një situatë shumë e rëndë dhe në ditët në vijim do të mblidhemi për të vendosur hapat që do të ndiqen. Nuk përjashtohet mundësia që ne si Shoqatë të mos marrim përsipër arbitrimin e ndeshjeve të Kastriotit”, tha Kastrati.

Lexo edhe:

Në komunikatën e saj FShF tha se edhe një javë më parë në ndeshjen Kastrioti-Laçi, arbitri ishte detyruar të anulojë një gol të rregullt per kurbinasve, vetëm për shkak të kërcënimeve, teksa Kastrati komentoi edhe këtë ngjarje.

“Në përgjithsi arbitrat ngurrojnë t’i denoncojnë këto ngjarje, por kur mësuam sot për kërcënimin ndaj Juxhin Xhajës, doli në pah edhe ky rasti i ndeshjes me Laçin. Është padyshim e rëndë, pasi bëhet fjalë për një sport shumë të bukur dhe nuk mund të vihet në rrezik jeta e arbitrave që shkojnë për të bërë punën e tyre”, u shpreh Kastrati.

Shefi i Shoqatës së Arbitrave në Shqipëri deklaroi se bashkë me FShF-në u janë drejtuar organeve kompetente për të hetuar ngjarjen dhe identifikuar autorët e këtij kërcënimi të paprecedentë.

“Është një ngjarje e rëndë dhe ne jemi padyshim bashkë me FShF-në. Kemi vënë në dijeni organet kompetente, të cilave u takon të hetojnë ngjarjen në tërësi. Në ditët e ardhshme do të kemi mundësi të flasim dhe të vendosim për hapat që do të ndjekin”, deklaroi Kastrati për SuperSport.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...