Eric Choupo-Moting është risia e këtij sezoni te Bayern Munchen. Sulmuesi kamerunas, edhe pse nuk është kthyer në një titullar fiks te kampionët e Gjermanisë, ia ka dalë të shënojë tetë gola deri në këtë fazë të sezonit në të gjithë kompeticionet.
33-vjeçari po e shijon në maksimum largimin e Robert Lewandowskit dhe po shfaqet vendimtar për bavarezët në minutat që ka zbritur në fushë, kryesisht nga stoli. Choupo-Moting shënoi një gol shumë të bukur në fitoren 2-0 që Bayerni arriti të martën ndaj Interit.
Sulmuesi afrikan u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ambiciet i ka të mëdha, njësoj si shokët e ekipit, teksa në një prononcim për kanalin zyrtare të klubit ai u shpreh: “Champions League është një kompeticion i madh dhe ne duam të fitojmë çdo ndeshje.
Ne e dimë se është diçka e veçantë të arrish gjashtë fitore në një grup si ky me Interin dhe Barcelonën, por kjo është ajo që ne donim. Bayerni ka cilësi të mjaftueshme për të mposhtur këdo”, u shpreh Choupo-Moting.
