Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Njihuni me Joviç, talentin serb që po shkëlqen te Eintrachti i Frankfurtit

Quhet Luka Joviç dhe shumë njerëz nuk e kanë dëgjuar ende emrin e tij, por nëse shifrat e regjistruara prej tij në fushën e lojës, do t’i bëjnë pa dyshim të gjithë kuriozë.

Sulmuesi i lindur në Bosnjë dhe Herzegovinë, por me kombësi serbe, pasi luajti vetëm një minutë në sfidën Brazil-Serbi, gjatë Botërorit “Rusi 2018”, në verë u transferua nga Benfica te Eintrachti i Frankfurtit, kundrejt një vlere prej 200 mijë eurosh për huazim dhe të drejtë blerjeje për 12 milionë euro.

Dy javët e para i shikon nga stoli dhe më pas fillon të aktivizohet në momentet e fundit të ndeshjeve, por gradualisht u shndërrua në një titullar dhe në 20 ndeshje në Bundesligë, ka arritur të shënojë 14 gola dhe të asistojë 4 të tjerë.

Shifra impresionuese edhe në Europa League, ku sulmuesi serb ia ka dalë të shënojë 6 gola dhe të asistojë një tjetër, ndërsa kaq ka mjaftuar që të tërheqë vëmendjen e Barcelonës dhe shumë klubeve të Premier Leagues.

Tashmë të gjithë ata që kanë kuriozitet të ndjekin dhe vlerësojnë performancat e sulmuesit 21-vjeçar serb, do të kenë këtë mundësi në ndeshjet e 7 dhe 14 Marsit, kur Eintrachti i Frankfurtit të përballet me Interin, në fazën e 1/8-ave të Europa Leagues.

Nga ana tjetër, Skriniar me shokë duhet të bëjnë kujdes me markimin e sulmuesit, i cili krahasohet me Radamel Falcaon, pasi rrezikojnë të bëjnë një figurë të shëmtuar dhe të shohin eliminimin nga Europa League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...