Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Njihuni me “killerin” kroat që ka “pluhurosur” rekordin e Erling Haalandit në Austri

Fama e Erling Braut Haaland (sulmues i Manchester city-t), filloi t’i kalonte kufijtë kur, sapo filloi sezoni 2019-20, shënoi gjashtë gola në katër javët e para të Bundesligës austriake (ishte pjesë e Red Bull Salzburgut). Këtë rekord të gjigantit suedez e ka “pluhurosur” Marin Ljubicic, futbollisti i ri i lindur në Split më 28 shkurt 2002). Numri 9 i LASK Linzit, pjes e Kroacisë U-21, ka shënuar gjashtë gola në tri ndeshjet e para në elitën e futbollit austriak. Një moment historik që në Austri ishte arritur vetëm nga Tibor Nylasi (Austri Vjenë/1983) dhe Oliver Bierhoff (Austri Salzburg/1990). Shifrat e Ljubicicit shkojnë deri në nëntë po të shtojmë edhe tregolëshin që ka realizuar në Kupë ndaj Schaz (1-9).

Realizoi “poker” golash në vetëm 60 minuta lojë kundër Wolfsbergerit (1-5).

“Kurrë nuk kisha shënuar katër gola në një ndeshje… edhe pse është e vërtetë që nuk kam shumë kohë që jam profesionist,” – thotë talenti kroat.

Klubi i tij i ri po fërkon duart, pasi mund të fitojnë shumë para nga shitja e mundshëm e sulmuesit. Ljubicic erdhi në formë huazimi nga Hajduk Split, por LASK Linz rezervoi një klauzolë blerjeje prej vetëm 2.4 milionë eurosh.

“Disa klube austriake dhe të huaja e kishin atë në axhendën e tyre… por ne arritëm ta bindnim të vinte tek ne,” – mburret drejtori sportiv i LASK-ut, Radovan Vujanoviç.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...