Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Njihuni me mbrojtësin “bomber”, që kryeson renditjen e golashënuesve në Europa League

Kur flasim për një mbrojtës goleador, të gjithëve na shkon mendja te Sergio Ramos, i cili dërgonte shpesh topin në rrjetë, sa nga pika e bardhë e penalltisë, aq edhe nga goditjet standard, pasi është mjaft i fortë në luftën në ajër.

Megjithatë shumë pak dinë për James Tavernier, mbrojtësin goleador të Glasgow Rangers, i cili në 5 sezonet e fundit ka prekur shifrën e 62 golave, teksa dy të fundit i shënoi mbrëmjen e djeshme në Europa League ndaj Bragës, duke u shfaqur si protagonist kryesor në kualifikimin e skocezëve për në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Jo vetëm kaq, por me dopietën ndaj portugezëve, Tavernier u ngjit në krye të listës së golashënuesve të Europa Leagues me 6 gola të shënuar, po aq sa Togo Ekambi i Lyonit dhe Galeno i Bragës, por që të dy këta janë eliminuar nga kompeticioni dhe nuk do të kenë mundësi të vijojnë garën.

I lindur në Brentford të Anglisë, 30-vjeçari iu bashkua Rangers në sezonin 2015-2016 dhe tani mban edhe shiritin e kapitenit, teksa që atëherë ka shënuar një total prej 79 golash në 338 ndeshje, shifra këto për t’u pasur zili nga shumë sulmues.

Që në sezonin e tij të parë me klubin skocez, Tavernier tregoi nuhatjen e tij për golin, pasi shënoi 15 herë në 50 ndeshje, teksa vlen të theksohet se vetëm në 3 nga 7 sezonet, e ka mbyllur me numër një shifror golash të shënuar.

Në gjysmëfinale Rangers do të përballen me klubin gjerman të Leipzig dhe objektivi i Tavernier do të jetë padyshim gjetja e golit, për të çuar të tijtë në finale dhe në të njëjtën kohë, për të shkruar historinë si i pari mbrojtës që fiton betejën e golashënuesve të kompeticionit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...