Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Njoftimi i Partizanit, dy futbollistë shërohen nga Koronavirusi

Deian Boldor dhe Besnik Ferati janë shëruar nga Koronavirusi. Dy lojtarët e kuq, që rezultuan pozitivë më 8 korrik para derbit të kryeqytetit, nuk janë më bartës të virusit që po merr me qindra mijëra jetë njerëzish në mbarë globin. Lajmin e dha vetë klubi i kuq nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“FK Partizani njofton se dy lojtarët e skuadrës, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativ. Të dy pjesëtarët e ekipit, në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativë.”

Tashmë pritet që edhe tre futbollistët e tjerë, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote të mposhtin COVID-19, pas pozitivitetit të tyre kur e gjithë skuadra bëri tamponët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...