La Liga

Njoftoi largimin nga Atletico, e ardhmja e Griezmann në udhëkryq

Në përfundim të sezonit futbollistik në Spanjë, Antoinne Griezmann shpërndau një video-mesazh, ku u shpjegonte tifozëve të Atleticos së Madridit se pas 5-vitesh me “Los Colchoneros”, ka vendosur të largohet për të provuar një tjetër aventurë.

Megjithatë kur kanë kaluar më tepër se dy javë nga kjo deklaratë e Griezmann, e ardhmja e francezit ka mbetur në pikëpyetje, aq sa edhe vetë sulmuesi nuk di të thotë diçka konkrete.

Kjo pasi fillimisht u fol për një transferim të tij te Barcelona, por katalanët kanë një lloj qejfmbetjeje ndaj tij, duke qenë se nuk mbajti fjalën verën e kaluar (premtoi kalimin te Barcelona, por në fund ndryshoi mendje dhe mbeti te Atletico).

Për më tepër, edhe një pjesë e senatorëve të klubit “blaugrana”, me Lionel Messin në krye, nuk e kanë fort me qejf transferimin e Griezmann te Barcelona.

Megjithatë në Europë ka edhe klube të tjera që janë gati të paguajnë për Griezmann, por klauzola e prishjes së kontratës së tij me Atleticon dhe pretendimet për një pagë të majme mujore, e bëjnë të komplikuar këtë operacion.

Kështu PSG-ja do të dëshironte shumë të investonte për të sjellë në Francë një futbollist si Griezmann, por problemet me Fair Play-n Financiar, e bëjnë të pamundur një ndërhyrje në merkato, të paktën për momentin.

Një pistë e hapur mbetet Anglia, ku për futbollistin kanë shfaqur interes Chelsea dhe Manchester United, por londinezët nuk kanë marrë ende “dritën jeshile” nga UEFA, për të nisur merkaton, ndërsa “Djajtë e kuq”, nuk kanë ende një strategji të qartë përforcimesh dhe janë përqendruar fillimisht me merkatoja në dalje.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency