Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Njoftoi tërheqjen nga futbolli, Terry favorit për stolin e Aston Villas

John Terry është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Aston Villas, në Championshipin anglez. Legjenda e Chelsea pritet të kthehet në klubin e fundit me të cilin luajti në karrierën e tij, por aktualisht po has konkurrencën e teknikut të Celtic, Brendan Rodgers dhe ish-asistentit të Jose Mourinhos, Rui Faria. Megjithatë, ish-kapiteni i Anglisë ka mbështetjen e futbollistëve të skuadrës, të cilët e respektojnë shumë ish-shokun e ekipit, pas 36 ndeshjeve me ta sezonin e kaluar.
Pak ditë më parë Terry njoftoi tërheqjen nga futbolli e për momentin është duke stërvitur ekipin e 19-vjeçarëve të Chelsea-t. Ish-mbrojtësi i “bluve” të Londrës ka një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me ish-trajnerin e skuadrës, Steve Bruce, nga i cili mund të marrë edhe “bekimin” për këtë përvojë të re.
Një tjetër kandidat për këtë pozicion flitej të ishte një tjetër legjendë, Thierry Henry, aktualisht zv.trajner i Belgjikës. Por francezi ka hezituar, duke qenë më i prirur për të marrë drejtimin e klubit ku ka nisur karrierën si lojtar, Monaco, që renditet e 18-a në kampionatin francez.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...