Premier League

Nketiah e “braktis”, Arsenali ndalet nga Leicester pas 3 fitoresh radhazi

Pas 3 fitoresh radhazi, Arsenali ndalet në një barazim 1-1 përballë rivalit direkt për një vend në zonën Champions, objektiv ky që largohet edhe më shumë për “topçinjtë” e Mikel Artetës.

Në “Emirates Stadium” londinezët morën menjëherë kontrollin e lojës dhe pas disa rasteve, arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të Pierre Emenick Aubameyang, i cili dërgoi sferën në rrjetë pas një asisti të Saka.

Deri në fund të pjesës së parë Arsenali kishte mundësi të shënojë edhe 3-4 herë të tjera, por pasaktësia e sulmuesve dhe pritjet spektakolare të Schmeichel bënë që avantazhi të mbetej minimal.

Edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për “topçinjtë”, ndërsa në minutën e 71-të trajneri Arteta hodhi në fushë edhe sulmuesin Nketiah, me shpresën se do të gjente edhe golin e dytë për të mbyllur ndeshjen.

Por pikërisht këtu u komplikua situata, sepse pas vetëm 4 minutash në fushë, Nketiah bëri një ndërhyrhe naive me taka të ngritura në mesin e fushës dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë londinezët me 10 futbollistë.

Epërsinë numerike e shfrytēzoi mjaft mirë Leicester, që për 75 minuta kishte bërë shumë pak për të shmangur humbjen, por më pas gjeti golin e barazimit me anë të sulmuesit kryesor Jamie Vardy, duke marrë një pikë mjaft të rëndësishme, që e mban në zonën Champions.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency