Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Nole” zë mend nga eksperienca e fundit: Nuk udhëtoj pa leje në Amerikë!

Novak Djokovic sapo triumfoi në një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit teksa mposhti në finalen e Ëimbledon, Nick Kyrgios, aty ku siguroi Slam-in numër 21 vetëm një më pak se Rafael Nadal. Tashmë, vëmendja e serbit shkon sërish tek një turne “BIG” siç është US Open që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e ardhshëm.

Mirpo, pjesëmarrja e “Noles” në këtë kompeticion nuk është e garantuar duke qenë se 35-vjeçari nuk është vaksinuar kundër COVID-19 dhe në Amerikë nuk lejohet të shkelë asnjë person i pavaksinuar. Për momentin, serbi është në pritje të një vendimi zyrtar nga organizatorët e turneut ndërsa këtë herë do të shmangë një përsëritje të rrëmujës si ajo në Australian Open në fillimin e vitit.

“Nuk do të nisem për në Amerikë nëse nuk do të kem leje sepse ajo që ndodhi në Australi ishte e pakëndshme. Njerëzit ende mendojnë se bëra diçka të gabuar dhe se hyra në Australi pa asnjë vërtetim, kjo është e gabuar. Diçka e tillë u provua në gjyq sepse nuk mund të shkoj në një vend tjetër pa pasur lejen në xhep.

Do të më pëlqente të rikthehesha në Australi, kam pasur disa nga rezuiltatet e mia më të mira aty. Shpresoj të shkoj në Janar dhe dua gjithashtu të jem edhe në Neë York. Dua të jem kudo ku mund të luaj, unë jam një sportist dhe punët e politikës nuk më takojnë mua”, u shpreh Djokovic.

Për ta rikujtuar, Nole udhëtoi për në Australi i pavaksinuar por me pretendimin se zotëronte lejen e duhur për autoritetet. Megjithatë, u desh ndërhyrja e gjykatës për të zgjidhur çështjen me Djokovic që në fund u dëbua nga Australia dhe e pati të pamundur për të luajtur në Australian Open. Ndaj, tashmë, “Nole” ka zgjedhur të presë dhe të mos nxitohet për të udhëtuar para kohe në Amerikë dhe më pas të rikthehet sërish si i dëbuar.

 

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...