Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Norwich eliminon Tottenhamin, kualifikohen edhe Man. City e Leicester

Norwich ka bërë surprizën mbrëmjen e sotme në FA Cup, pasi ka eliminuar skuadrën e Tottenhamit, duke siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Norwich, edhe mbrëmjen e sotme në Londër koha e rregullt nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim 1-1, me Vertonghen që kaloi në avantazh “Spurs”-at dhe Drmic që riktheu baraspeshën.

Edhe pas luajtjes së 30 minutave shtesë, skuadra e Jose Mourinhos nuk arriti të gjejē golin e fitores, ndërsa nga pika e penalltisë fati u buzëqeshi lojtarëve të Norwich, të cilët fituan 2-3 dhe u kualifikuan për më tej.

Siguroi kualifikimin për në çerekfinale edhe Manchester City, që triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Sheffield Wednesday, falë golit të Sergio Agueros, ndërsa më tej avancoi edhe Leicester qe fitoi 1-0 ndaj Birmingham.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...