Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Nota/ Bajrami nga më të mirët te Empoli: Goditja e dënimit konfirmoi kualitetet!

Nedim Bajrami ishte protagonist me Empolin në mbrëmjen e së shtunës në Serie A, teksa realizoi në disfatën 3-1 ndaj Milanit. Mesfushori i Shqipërisë ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme duke barazuar përkohësisht rezultatin e ndeshjes.

23-vjeçari konfirmohet një personazh i rëndësishëm në organikën e Empolit ndërsa edhe pse u aktivizua në minutën e 59-të të pjesës së dytë, sërish nga Eurosport, paraqitja e Bajramit është vlerësuar me notën shtatë, një nga më të lartat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Paolo Zanetti.

Bajrami, nota 7- “Ka pak faj në shpërdorimin e dy rasteve duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Megjithatë, “fajin” e shlyen me një goditje dënimi shumë inteligjente duke konfirmuar kualitetet që zotëron. Është një Top-Player i skuadrës së Empolit”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Bajramit ndaj Milanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...