Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nota/ I mungoi vetëm goli në “Old Trafford”, Broja lojtari i dytë më i vlerësuar

Topin nuk e dërgoi dot në rrjetë, por kjo nuk e zbeh aspak paraqitjen e Armando Brojës në “Old Trafford”, aty ku Southamptoni i tij mori një tjetër pikë falë barazimit 1-1 ndaj Manchester United-it.

Sulmuesi shqiptar e nisi sfidën nga minuta e parë dhe ishte një kërcënim konstant për mbrojtjen e “djajve të kuq” deri në vërshëllimën finale, pasi edhe në minutat shtesë u shfaq mjaft i rrezikshëm në zonën kundërshtare.

8.32 ishte nota me të cilën u vlerësua 20-vjeçari shqiptar nga BBC në përfundim të ndeshjes, duke qenë lojtari i dytë më i mirë, pas Che Adams, që u vlerësua me notën 8.45, pasi ishte autori i golit të vetëm të Southamptonit.

VIDEO/ Broja i driblon të gjithë në “Old Trafford”, De Gea i mohon një supergol

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...