Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Spanjë-Shqipëri, Notat/ Dështojnë të rinjtë, Kaçe luftarak

Spanja ka çmontuar në copëza edhe gjigandët më të mëdhenj të futbollit botëror, ndaj pritshmëritë për të luajtur si të barabartë nuk na kishin shkuar ndër mend, por edhe shpartallim në 11 minuta është më shumë se e tepruar.

Panucci në mendjen e tij ka patur shumë dilema, aq sa e reflektoi të zgjedhjet që bëri dhe pozicionet e futbollistëve. Hysaj i mbivendosur me Balliun, Memolla që nuk bën dot Agollin, por pavarësisht gabimeve tona, luanim kundër një Spanje që është më e fortë se kurrë. Dhe në një ndeshje ku kundërshtari dominon në të gjitha statiskat, apo edhe atëherë kur ne tentuam të bëhemi protagonistë, na mbytën shtyllat, është e vështirë që të vendosësh notat.

Berisha 5.5 – Pavarësisht numrit të golave të pësuar, në ato raste kur është thirrur për të bërë detyrën, Berisha ishte vigjilent. Ndërhyrje të sakta, pozicional dhe vendimtar në të gjitha daljet.

Ajeti 5 – Rreshtimi e ka kushtëzuar lojën e repartit që e interpretonte për herë të parë, por në veprimet një me një me kundërshtarin është mundur në të gjitha rastet. Ndryshoi shumë në pjesën e dytë.

Veseli 5 – Kualiteti i kundërshtarit ishte me tepricë, por disa gabime të evitueshme edhe nga Veseli kanë bërë që të ç’thuremi dhe mundemi për 11 minuta.

Hysaj 5 – Në pjesën e parë ka vuajtur shumë në rreshtim, ku hera herës mbivendosej me Balliun. Me ndryshimin që bëri në pjesën u rikthye Hysaj që ne duam.

Memolla 4.5 – Spanja kishte shumë kualitet në të djathtë të sulmit, të cilën Memolla nuk ja doli dot ta përballonte. I ngadaltë në lojën një kundër një dhe shumë e vështirë për t’u përshtatur me rreshimin e skuadrës

Balliu 4 – Duket se Balliu ishte më shumë I huaj për ne, se për Spanjën, pasi për aq minuta sa i dha në dispozicion trajneri Panucci ai nuk arriti të komunikonte pothuaj me asnjë prej taneve.

Xhaka 5 – Dukej që i kishte munguar shumë kombëtares, pasi në këtë ndeshje kishim më shumë muskuj. Një lojtar me shumë karakter dhe që do ti mungojë kombëtares shumë të hënën.

Kaçe 6 – Nuk ka dyshim që ishte lojtari më i mirë i skuadrës, duke mbajtur të lidhur një mesfushë përballë kualiteteve më të mira të evropës. Kombëtarja rigjen një nga më të fortët e saj në mesfushë.

Memushaj 5.5 – Pavarësisht kundërshtarit apo gabimeve tona, Memushaj është gjithnjë aty për të ndryshuar ritmin dhe për ti dhënë kualitet lojës.

Grezda 5.5 – Një kualitet që nuk u fsheh nga madhështia e Spanjës, por që luajti me shumë grintë dhe vendosmëri. Presingu I lartë në pjesën e parë, bëri që të shfaqeshin shenjat e lodhjes.

Llullaku 5 – Pavarësisht rezultatit të ndeshjes, Lullaku luajti një nga ndeshjet më të mira të tij. I pafat në gjuajtyjen më kokë që ngeli në traversë.

Panucci 5 – Kishte shumë paqartësi të cilat i reflektuan dhe fiutbollistët veçanërisht me në veprimet mbrojtëse. Në pjesën e dytë u korrigjua, por me një kundërshtar të tillë ke pak mundësi për eksperimente.

Agolli 5.5 – Aktivizimi i tij në pjesën e dytë vendosi shumë ekuilibra në repartin e shpartalluar nga Spanja për 9 minuta. Eksperienca

Sadiku 5.5 – E interpreton shkëlqyeshëm rolin e tij dhe pse nuk ishte ndeshja për të dominuar. Vetëm shtylla e ndali të përsëriste mrekullinë që bëri në finalet e Evropianit në 2016

Latifi 5 – Shpërthimet e tij janë gjithnjë mbresëlënëse, madje edhe kundëershtari është Spanja. Shumë aktiv dhe I dha frymëmarrje skuadrës në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...