Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Notat/ Kuqezinjtë e Empolit zhgënjejnë para syve të Edi Rejës, bind vetëm Asllani

Empoli u mund me rezultatin 4-1 nga Udinese në transfertë dhe lojtarët shqiptarë mund të thuhet se lanë për të dëshiruar, ndërsa ishin duke u ndjekur nga afër në këtë përballje nga trajneri i Kombëtares Edoardo Reja.

Sipas raportimeve të medieve italiane, tekniku ndodhej në stadiumin “Dacia Arena”, ku po shihte performancën e tre lojtarëve që i ka pjesë të skuadrës që grumbullon me Adrian Ismajlin dhe Nedim Bajramin, të cilët kanë qenë rregullisht në ndeshjet e “kuqezinjve” dhe Kristjan Asllanin që është bashkuar së fundmi.

Megjithatë një ndeshje zhgënjyese mund të konsiderohet nga Reja performanca e Ismajlit, i cili shënoi autogol që në minutën e 6’ dhe e Bajramit që thuajse nuk u duk fare në 71’ minuta lojë, derisa u zëvendësua nga Verre.

Teksa krejtësisht ndryshe ka qenë për Asllanin, i cili në pjesën e parë bëri një lojë shumë të bukur, madje tentoi edhe të shënonte, ndonëse pa sukses, ndërsa vazhdimisht vendosi në vështirësi mbrojtjen e Udineses. Ndërsa në pjesën e dytë të përballjes edhe Asllani pësoi rënie të ritmit dhe ashtu si Bajrami, humbi përballë kundërshtarëve.

Ismajli – 5: Pasdite për t’u harruar për mbrojtësin shqiptar, që shënon autogol që në minutën e 6’ dhe nuk arrin të rritet as me kalimin e minutave.

Asllani – 6: I jep rregull dhe gjeometri mesfushës së Empolit, duke luajtur gjithmonë me kokën lart e pak prekje, por me ide të qarta. Provon të gjejë edhe golin me një goditje nga distanca, por është i pafat, teksa bie disi në pjesën e dytë.

Bajrami – 5.5: Shfaqet shumë pak përballë mbrojtjes shumë të fortë fizikisht të Udineses. Empoli ka shumë nevojë për teknikën e tij, megjithatë fantazisti shqiptar vuan jo pak dhe lë fushën e lojës në minutën e 74-t.

 

Autogoli i Ismajlit:

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...