Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Nottingham Forest vendos rekord në goditjen e parë në merkato, firmos me ish-in e Liverpool

Nottingham Forest bënë goditjen e parë në merkato. Klubi i sapo ngjitur në Premier League ka gjetur akordin me sulmuesin nigerian Taiwo Awoniyi, i cili ishte pjesë e gjermanëve të Union Berlin.

“The Tricky Trees” të shpenzuan 17 milionë paund për 24-vjeçarin, i cili bëhet kështu transferimi më i shtrenjtë (rekord) në historinë e Forest. Sulmuesi ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez dhe sezonin e kaluar ai realizoi 20 gola në 43 ndeshje me Union Berlin në të gjitha kompeticionet.

Awoniyi u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim dhe ndihet krenar që ka vendosur një rekord të tillë.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj në Premier League. Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe besoj se do të bëjmë një sezon të mirë dhe besimin e drejtuesve do t’a shpërblej me paraqitje të mira në fushën e lojës” – tha sulmuesi

Duhet theksuar se Awoniyi nga viti 2015 dhe deri më vitin 2021 ishte një lojtar i Liverpool, por “The Reds” nuk besuan kurrë te ai duke e dërguar gjithmonë në huazim, me sulmuesin i cili ka luajtur në pesë huazime të ndryshme (FSV Frankfurt, NEC, Mouscron, Gent dhe Mainz 05) përpara se kartonin e tij ta zotëronte Union Berlin në verën e vitit 2021. Gjithashtu Taiwo ka zhvilluar edhe katër ndeshje me përfaqësuesen e Nigerisë dhe ka shënuar një gol.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...