Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Nottingham godet në merkato, rikthen në Premier League sulmuesin nigerian

Emmanuel Dennis është zyrtarisht lojtari më i ri i Nottingham Forest.

Ish-sulmuesi i Genk, Koln dhe Zorya rikthehet kështu në Premier League pas sezonit të kaluar me Watford, skuadër që nuk mbijetoi në edicionin e shkuar.

24-vjeçari realizoi 10 gola në 33 ndeshje në debutimin e tij në “ishull”, ndërsa sulmuesi i kushtoi skuadrës së Nottingham plot 17 milionë euro (plus bonuse).

“The Reds” e nisën sezonin me humbje në transfertën e Newcastle, ndërsa Dennis pritet të jetë gati ndaj West Ham në fundjavë, pasi nigeriani ka nisur prej dy javësh këtë sezon me Watford në Championship.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...