Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Novak Djokovic pranon dy gabime dhe kërkon falje: Dua të luaj me më të mirët në botë

Novak Djokovic ka shpjeguar nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram të gjitha lëvizjet e tij pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, në mes të muajit dhjetor. A pranon se ka gabuar në dy raste dhe kërkoi falje për një gabim administrative në plotësimin e formularit të hyrjes në Australi.

“Më 14 dhjetor mora pjesë në një ndeshje basketbolli, në Beograd. U raportua se shumë njerëzi të pranishëm në këtë ndeshej kishin rezultuar pozitiv. Edhe pse nuk kisha simptoma, më 16 dhjetor bëra një test të shpejtë të antigjenit i cili doli negativ dhe për një kujdes më të madh bëra një test molekular në të njëjtën ditë. Të nesërmen mora pjesë në një aktivitet tenisi në Beograd për t’u ndarë çmime fëmijëve dhe bëra një test të shpejtë të antigjenit para se të shkoja aty, ishte negativ. Unë isha asimptomatik dhe ndihesha mirë dhe nuk kishte marrë njoftim për një rezultat pozitiv të testit molekular deri pas asaj ngjarjeje. Më 18 dhjetor isha në qendrën time të tenisit, në Beograd, për një intervistë dhe sesion fotografik me gazetarin e “L’Equipe”, takim të cilin e kisha programuar kohë më parë. Anulova të gjitha ngjarjet e tjera përveç intervistës me L’Equipe. U ndjeva i detyruar ta bëja intervistën, sepse nuk doja të zhgënjeja gazetarin, por u kujdesa të qëndroja në një distancë të sigurt dhe të mbaja maskë, përveç rasteve kur duhej të realizoja foto. Teksa po kthehesha në shtëpi, pas intervistës, e kuptova që kisha gjykuar gabim, e pranoj se duhej ta shtyja intervistën.”

Gabimin e dytë “Nole” ia faturon përfaqësuesit të tij ligjor, që plotësoi formularin e hyrjes në Australi, ku kishte deklaruar se nuk kishte udhëtuar në asnjë vend në 14 ditët e fundit, deri në mbërritjen në Australi, ndërkohë që në rrjetet sociale dëshmohej e kundërta, pasi ishin publikuar fotot në një qendër tenisi në Marbella të Spanjës.

“Ky dokumentacion u dorëzua nga ekipi im dhe agjenti im sinqerisht kërkon falje për gabimin administrativ në shënimin që bëri në kutinë së gabuar përpara mbërritjes në Australi. Ky ishte një gabim njerëzor dhe sigurisht jo i qëllimshëm. E ndjeva se ishte e rëndësishme të sqaroja dezinformatat mbi këto fakte. Nuk do të komentoj më në lidhje me procesin në vazhdim. Është gjithmonë nder dhe privilegj të marr pjesë në Australian Open, një turne shumë i dashur nga lojtarët, tifozët dhe komunitetet, jo vetëm në Victoria dhe Australi, por në mbarë botën. Unë thjesht dua të kem mundësinë të konkurroj me më të mirët në botë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...