Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Novi denoncon kërcënimet: S’kam votuar në Asamble e SHRF Gjirokastër, kam presione nga pushtetarët!

Neritan Novi, trajner i akademisë “Lefter Millo” në Dropull ka denoncuar publikisht presionet politike dhe për këtë bëri me dije se i është drejtuar Gjykatës. Ne një komunikim me gazetarët ai sqaroi se nuk ka frike të përballet me njerëzit e pushtetshëm, teksa ka denoncuar edhe publikisht mashtrimet që kanë qarkulluar në media, sipas të cilave ai ka votuar në Asamblenë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër. Ish-futbollisti i njohur thekson se ai nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje dhe për këto mashtrime që i janë bërë figurës së tij do t’i drejtohet gjykatës.

“Dua të ndaj me ju një shqetësim në lidhje me përbaltjen që përpiqen të bëjnë këto ditë me figurën time. Siç e dini në fundjavë duhet të zhvillohej mbledhja e Asamblesë së SHRF Gjirokastër, që u shty për ditën e diel. Unë kam qenë dhe kam takuar njerëzit dhe miqtë e FSHF-së, të cilët unë i njoh prej 20 vitesh dhe normalisht i kam ndihmuar të akomodohen siç bëjmë me miqtë kur na vijnë për vizitë. Unë jam trajner i akademisë ‘Lefter Millo’ në zonën e Dropullit dhe unë nuk kas pasur të drejtën e votimit në këtë Asamble. Akademia ‘Lefter Millo’ nuk kishte të drejtë vote dhe për këtë mendoj se nuk është një gjë e drejtë”, – tha Novi, duke treguar edhe për presionet që i kanë ardhur nga përfaqësues politikë të Gjirokastrës gjatë ditëve të fundit.

“Megjithatë gjatë këtyre ditëve kam pasur shumë presione që kanë bërë ndaj meje nga shumë njerëz të ndryshëm dhe unë këto presion e këto kërcënime i kam çuar në Gjykatë. Të gjitha këto që ndodhin nuk i shërbejnë komunitetit të futbollit, ne duhet t’i zgjidhim vetë hallet tona dhe me gjithë këto presione që më janë bërë unë nuk tërhiqem dhe dua ta çoj deri në fund këtë çështje. Unë jam pjesë e futbollit dhe dua të flas për futbollin, nuk dua fare të merrem me politikë. Njerëzit që më kanë bërë presion janë pjesë e politikës në Gjirokastrës, por unë nuk trembem. Jam pjesë e futbollit dhe ne të gjithë bashkë duhet ta çojmë futbollin aty ku duhet”, – theksoi Neritan Novi në komunikimin e tij për median.


[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...