Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Novi: Mëkat që humbëm, nuk lëviz nga Luftëtari

Zhgënjimin e pamatë për golin e pësuar në sekondat e fundit të shtesës e shfaqi sapo kryesori vërshëlleu për përfundimin e takimi, por edhe në intervistën në “Gol pas Goli”. Neritan Novi dhe skuadra e tij do të përbënin lajmin kryesor të kësaj jave nëse do të shmangnin humbjen me Kukësin.

“Të humbasësh në minutën e fundit është gjynah, të paktën për atë që dhanë çunat në fushë meritonim barazimit. Mendoj se ndikoi edhe eksperienca, pasi nëse do të ishte një lojtar tjetër në rastin e Oshafit në fund, atëherë mund ta kishim marrë një barazim. Megjithatë ,jam shumë i kënaqur me atë që treguan çunat në fushë.

Menjëherë pas golit ne kishim edhe një rast tjetër shumë të mirë për të barazuar. Unë jam shumë i kënaqur me ekipin, por siç është ajo shprehja: fati ndihmon gjithmonë ekipet e mëdha.

E ardhmja e Luftëtarit: Të gjithë lojtarët kanë kontratë me klubin. Ne do të respektojmë kampionatin dhe do të japim më të mirën deri në fund. Unë do të vazhdoj të jem këtu dhe nuk lëviz.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...