Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Nowitzki për telentin Doncic: I pabesueshëm, ka vizionin e Chris Paul

Fjalët të motivojnë, por ato kanë dyfish vlerë kur i thotë një nga legjendat e basketbollit, si Dirk Nowitzki. Gjermani foli fjalët më të mira për të riun Luka Doncic, me të cilin do të jetë shok ekipi tek Dallas Mavericks, duke nisur që nga ky sezon:

“Nuk u kam besuar syve. Mendoj se nuk kam parë asnjë lojtar të tillë, të jetë kaq i zoti në moshën 19-20-vjeçare. Arrin të luajë në mënyrë të mrekullueshme “pick and roll”, bën gjithmonë veprimin e duhur, në kohën e duhur. Është shumë i qetë, vizionin e lojës si ai e kam parë te lojtarë të kalibrit të Chris Paul”.

Nowitzki është një nga gjashtë lojtarët e vetëm që ka arritur kuotën e 30.000 pikëve në karrierë e me plot gojë mund të thuhet se është lojtari europian më i suksesshëm në historinë e NBA. Gjermani kujton se se edhe ai ka pasur vështirësi në vitin e parë në Amerikë, gjë që mund të ndodhë edhe me 19-vjeçarin:

“Nuk është e lehtë të përshtatesh kur vjen nga një vend tjetër. Çdo gjë është e re. Niveli, trajnerët apo stili i lojës. Viti im i parë ishte shumë i vështirë, por këtu në Dallas ne do ta ndihmojmë Lukan në çdo mënyrë, që ai të shprehë më së miri lojën e tij.”

Doncic njihet si një nga talentët europianë më të mirë të të gjitha kohërave. Shpeshherë është krahasuar me legjendën kroate, Dražen Petrovic. Në sezonin e kaluar, slloveni ishte pjesë e Realit të Madridit, ku arriti të fitonte kampionatin dhe Euroleague, madje arriti të shpallej MVP i kompeticionit më madhor evropian për klube.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...