Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nuanca kuqezi në fitoren e Zvicrës, ngec Danimarka

Zvicra bën detyrën ndaj Gjibraltarit, fiton 4-0 dhe ngjitet në kuotën e 8 pikëve në grupin D një më pak se Danimarka e vendit të dytë që të kualifikon në Euro 2020. Kishte edhe pak ngjyra kuqezi fitorja e Zvicrës ndaj modestëve të Gjibraltarit pasi kapiteni Granit Xhaka asistoi në golin e parë të realizuar nga Zakaria ndërkohë që Admir Mehmedi i aktivizuar në majën e sulmit nga Vladimir Petkovic shënoi golin e dytë për përfaqësuesen helvete. Dy golat e tjerë u realizuan nga Ricardo Rodriguez dhe Mario Gavranovic. Ngeci në transfertën gjeorgjiane Danimarka që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Ndërkohë Rumanisë i mjaftoi një gol i George Puscas për të mposhtur 1-0 Maltën dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në grupin F ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Suedia e Norvegjia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...