Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nubel i zë vendin, Ulreich mendon largimin nga Bayerni!

Sven Ulreich po mendon largimin nga Bayern Munich. Afrimi në skuadër i Alexander Nubel vështirëson edhe më shumë pozitat e 31-vjeçarit te bavarezët, i cili do të duhet të konkurojë pikërisht me talentin e ri për të qënë numri dy i portës së bavarezëve, pas Neuer. Në një intervistë për mediat gjermane, Ulreich deklaroi se është në pritje të një oferte ku mund të luajë rregullisht në të kundërt ai do të vazhdojë të japë maksimumin për skuadrën e tij. Portieri është pjesë e Bayernit që nga viti 2015 dhe kontrata e tij skadon në vitin 2021. Një nga ekipet ku Ulreich mund të transferohet gjatë verës është Hertha Berlin që drejtohet nga Bruno Labbadia, i cili e ka stërvitur edhe më parë te Stuttgart.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...