Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuhiu kthehet me gol, paqe në derbin ndaj Celinës(Video)

Përballja e dy sulmuesve kosovarë Bersant Celina dhe Atdhe Nuhiu në Championship të Anglisë, përfundoi pa fitues 2-2. Ipswich Town  ishte skuadra pritëse ndaj Sheffield Wednesday në kuadër të javës së 18-të në stadiumin Portman Road. Nuhiu që luante ndeshjen e parë me Sheffieldin pas më tepër se 2 muajsh, hyri në lojë në minutën e 87-të dhe arriti të ta shpëtonte skuadrën e tij nga disfata duke shënuar në minutën e 94-të. Para kësaj sfide, 28 vjeçari kishte luajtur vetëm 5 minuta në dy ndeshje në kampionat, por ky gol mund ta shtyjë trajnerin portugez Carlos Carvahal që t’i japë më tepër hapsirë sulmuesit të lindur në Prishtinë. Në anën tjetër Bersant Celina sivjet qëndron shumë më mirë edhe me minuta edhe me gola. Ndaj Sheffieldit i huazuari nga Manchester City luajti 67 minuta megjithatë nuk ai doli të shënonte. Në përgjithësi, 21 vjecari ka shënuar 5 gola në 13 ndeshje këtë sezon në Championship.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...