Ligue 1

Nuk aktivizohet nga janari dhe duhej të ishte mbrëmja tij, futbollisti dëmtohet në nxehmje

Nuk ka qenë një nga ato sezone të cilat Mauro Icardi mund t’i vendosë në kornizë. Problemet fizike e kanë shoqëruar përgjatë gjithë kohës sulmuesin, ndërsa argjentinasi është ndjekur edhe nga telashet në jetën personale të cilat lidhen me bashkëshorten e tij Ëanda Nara.

Megjithatë, në sfidën ndaj Angers në Ligue 1 që mund t’i japë edhe matematikisht të drejtën PSG për të festuar titullin e dhjetë në histori, Icardi ishte projektuar titullar nga trajneri Mauricio Pochetino duke qenë se francezët vuajnë mungesën e Neymar dhe Messi.

Por, për fat të keq teksa ishte duke bërë nxehjen e zakonshme, 29-vjeçari ka ndjerë një problem muskulor dhe sërish e kishte të pamundur për të zbritur në fushë. Një fanellë titullari i mungon sulmuesit prej muajit janar e mesa duket do të duhet të presë ende për të shpresuar në ndeshjet e mbetura nëse mund t’ia dalë të rikuperohet.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency