Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Nuk bëhem barrë”, Di Biagio jep dorëheqjen nga Dinamo City

Luigi Di Biago jep dorëheqjen nga Dinamo City. Skuadër që u mposht 2-3 nga Teuta në “Elbasan Arena”, edhe pse kryesonte 2-0.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për MCN TV, 52-vjeçari deklaroi ndarjen e tij nga 18 herë kampionët e Shqipërisë, të cilët i drejtoi në nëntë takime.

Përmbysje e çmendur nga Teuta, “anulon” në shtesë avantazhin e dyfishtë të Dinamos

Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë. Dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo.

Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, por duhet të bësh më shumë në ndeshje. Falënderoj drejtuesit, të cilët po bëjnë një punë të madhe për të ringritur klubin.

Lexoni edhe:

Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin. Për këto arsye heq dorë nga kontrata ime, pasi nuk dua të bëhem peshë për klubin.

Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët. Më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim”, theksoi Di Biagio.

Dinamo City renditet në vendin e fundit të Superiores, me vetëm 7 pikë të mbledhura në fazën e parë të kampionatit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...