Futboll

“Nuk bën për Barcelonën”, si gabuan teknikët “blaugrana” për “bishën” e Dortmundit

Është  vetëm 19 vjeç, por për të po flitet pafundësisht në Evropë. Ai ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 40 gola dhe ka dhënë 8 asistime. Është thjesht një “bishë”.

Erling Haaland nisi të jetë lajm ndërkombëtar kur në Kupën e Botës U-20, në “Poloni 2019”, i shënoi 9 gola portierit José García të Hondurasit. Një shifër e tepruar, që mund të lidhej më shumë me futbollin amator, ndaj nuk u konsiderua lajm i rëndësishëm.

Ky djalosh i jashtëzakonshëm norvegjez brenda një kohe të shkurtër u katapululta nga FK Bryne i divizionit të tretë, te Molde, Red Bull Salzburg e së fundmi te Borussia e Dortmundit. Halaand është shndërruar një makineri golash në Bundesligë dhe në Champions.

Të mëdhatë e Europës nuk guxuan në asnjë moment, gjashtë muaj më parë, të investonin tek ky talent, siç bëri Borussia Dortmund në janar: 20 milionë euro për Salzburgun dhe komisione të shtrenjta për menaxherin Mino Raiola (15 milionë euro) dhe babanë e sulmuesit të ri (8-10 milionë euro). Nëse dikush dëshiron ta blejë Halaandin në vitin 2022, mund ta bëjë nëse paguan 75 milionë euro. Kjo është klauzola “e zgjuar” që Raiola ka përfshirë në kontratë me Dortmundin.

Borussia është i njëjti ekip që nënshkroi me Ousmane Dembélé për 15 milionë dhe vitin tjetër ia shiti Barçës për 120 milionë. Në vitin 2014 solli nga Shtetet e Bashkuara Christian Pulisicin dhe vitin e kaluar e transferoi te Chelsea për 64 milionë euro. I njëjti Dortmund pikasi një djalë nga Gaboni te Saint Étienne në vitin 2013 (Pierre-Emerick Aubameyang), e bleu për 13 milionë dhe pesë vjet më vonë e shiti tek Arsenali 63 milionë euro.

Ky Haaland, që kur ishte fëmijë ndiqte si fans Swansea-n dhe ishte një admirues i asturianit Michu, është vëzhguar edhe nga Barcelona, që prej disa sezonesh është vënë në kërkim të një numri 9, si pasues të Luis Suarezit. Është ndjekur plot 15 herë nga skautët e Barcelonës, por vlerësimet e tyre ishin të atilla që nuk e bindën kupolën drejtuese të “blaugranave” për të investuar tek ai.

Në raportet e teknikëve të Barçës theksohej aftësia shënuese e Halaand, por djaloshi novergjez “ngilte në klasë” për cilësitë teknike dhe pjesëmarrjen e tij në lojën kombinative, që te klubi “blaugrana”, shpikës i tiki-takas, ishin parësore. Pra, përtej faktit që spikaste si golashënues, Halaand u hodh poshtë si alternativë, sepse nuk përshtatej me filozofinë e Barcelonës, ose më saktë me lojën në grup. Halaand po tregon tashmë se ishte një vendim i gabuar. Teknikët e kampionëve të Spanjës tashmë duhet ta kenë kuptuar (janë të sigurt) që “bisha” e Dotmundit është pikërisht ai që ende po e kërkojnë dëshpërimisht. Gola dhe potencial kafshëror, por nuk kaloi testin e ADN-së…

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency