Merkato

Nuk bën pjesë në planet e Mourinhos, holandezi drejt Premier League-s

Justin Kluivert, aktualisht është pjesë e Romës së Mourinhos. Këto dy vitet e fundit ai ka luajtur në formë huazimi për dy skuadra të ndryshme. Destinacioni i parë ishte Leipzigu, ku shënoi 3 gola në 19 ndeshje. Sezon e fundit ka luajtur te Nice, duke shënuar 4 gola. Tani, sipas gazetarit italian Marco Conterio të TuttoMercatoËeb, futbollisti do të shkojë te Fulhami në formë huazimi me opsionin e blerjes së detyrueshme për 12 milionë euro.

Justin Kluivert është ende një lojtar i ri (23 vjeç), por pritej të bënte diferencën në ekipin e tij. Por realiteti është se që kur ka ardhur te Roma, pavarësisht se ka pasur mundësi, nuk ka spikatur asnjëherë apo të ketë qenë vendimtar.

Kjo është arsyeja pse Mourinho nuk e ka në planet e tij, por te një skuadër e sapongjitur në Premier League si Fulhami, mund të ketë impakt pozitiv. Mbetet për t’u parë nëse djali i ish-sulmuesit holandez, Patrick Kluivert, do ta shfrytëzojë këtë mundësi të radhës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency