Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Nuk bën punë nëse fillon dhe qan”, Onana: Ndaj Atalantës ishte ndeshja e sezonit!

onana
onana

Inter mposhti në shtëpi Atalantën me shifrat 3-2 duke siguruar kualifikimin në Champions League. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për zikaltërit, madje për portierin Andre Onana ishte sfida më e rëndësishme e sezonit për skuadrën e tij.

Pavarësisht se para është një takim me Manchester Cityn në finale, gardiani i Interit theksoi se duhej të realizonin me patjetër objektivin në kampionat duke mos toleruar asnjë minutë ndërsa shtoi se ai në jetë ka kaluar shumë vështirësi, por nuk është ankuar kurrë.

Lexo edhe:

“Ndeshja ndaj Atalantës ishte shumë e rëndësishme për ne, ishte si një finale. Ishte ndeshja e sezonit për skuadrën tonë, duhej ta realizonim me patjetër objektivin. Tani duhet të ecim në këtë rrugë dhe të ruajmë vazhdimësinë.

Si ja bëj që të kem vetëbesim? Mundohem të shoh gjithnjë anët pozitive. Unë vij nga një vend me kulturë ndryshe dhe kam kaluar shumë momente të vështira. Por, gjithnjë jam munduar të bëj më të mirën sepse nuk ja vlen të qash dhe të ankohesh”, u shpreh Onana.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...