Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Nuk bënte pjesë në planet e Valverdes, Barcelona shet Suarez

Pas një aventure 6-mujore në Londër, mesfushori i Barcelonës Denis Suarez nuk ia doli të bindë drejtuesit e Arsenalit për një transferim përfundimtar dhe u rikthye në Spanjë, menjëherë sapo u mbyll sezoni.

Megjithatë 25-vjeçari ka gjetur një tjetër skuadër për të vijuar karrierën, pasi mbrëmjen e djeshme u transferua zyrtarisht te Celta Vigo. Suarez nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde ndaj dhe drejtuesit e Barcelonës pranuan shitjen e tij te Vigo, për shifrën e 13 milionë eurove.

Denis Suarez iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2016, por gjatë dy viteve e gjysmë, luajti vetëm 46 takime, shumicën e të cilëve i nisi nga stoli, ndërsa shënoi edhe 3 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...