Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nuk blihet nga Juventus, Morata drejt rikthimit në Premier League

Arsenali e mbylli sezonin në vendin e pestë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e UEFA Europa League. Skuadra londineze nuk ia doli të siguronte një biletë për në Champios League, ndërsa për sezonin e ri, drejtuesit nuk dëshirojnë të bëjnë të njëjtat gabime. Për këtë arsye, klubi kërkon përforcime dhe dhurata e parë për teknikun spanjoll Mikel Arteta, mund të jetë Alvaro Morata.

Kontrata e spanjollit përfund në qershor të vitit 2023 me Atletico Madrid, por dy sezonet e fundit i kaloi në Torino me Juventusin. Sulmuesi i cili sheh të ardhmen larg Torinos dhe Madridit është në kërkim të një skuadre të re dhe destinacioni i ri mund të jetë Arsenali.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 25 deri në 30 milionë euro, një shifër që bind madrilenët. Pikërisht një shifër e tillë nxori nga gara torinezët, të cilët nuk ishin të gatshëm të investonin shifra të tilla për spanjollin.

Alvaro Morata, në sezonin që sapo përfundoi zhvilloi 48 ndeshje dhe 12 gola me Juventusin dhe 29-vjeçari shihet si njeriu i duhur për sulmin e Arteta-s. Për sulmuesin, nëse operacioni kryhet me sukses do të ishte një rikthim në “ishull”, pasi në dy sezone, 2017-2019 ishte pjesë e Chelsea-t.

Sulmuesi kërkon një skuadër që të ketë hapësira, pasi kërkon të jetë në gjendje të mirë fizike përpara Kupës së Botës dhe Arsenal është i gatshëm ta mirëpres.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...