Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Nuk dallon ndryshimin mes sportit dhe torturës”, Alcaraz nën “ciklonin” e kritikave

Pas përfundimit të US Open dhe pasi mori vendimin për të marrë disa ditë pushim e për të mos e përfaqësuar Spanjën në Davis Cup, tenisti Carlos Alcaraz vendosi të ndiqte në vendlindjen e tij në Murcia një ndeshje demash, një sport i përhapur dhe tradicional në Spanjë.

Megjithatë, pjesëmarrja në arenë e një figure me shumë ndikim si 20-vjeçari dhe më pas shpërndarja e imazhit të tij në rrjetet sociale nga organizatorët, “tërboi” organizatën për mbrojtjen e kafshëve (PETA). Këta të fundit reaguan menjëherë duke theksuar se të tilla ndeshje janë torturuese për kafshët dhe se ato nuk kanë lidhje me sportin.

Lexoni edhe:

Në deklaratën e “PETA” theksohet se nuk ka asgjë argëtuese kur një dem goditet nga toreadorët dhe se tashmë ky “sport” po injorohet gjithnjë e më shumë nga masa. Alcaraz ende nuk ka reaguar pasi është vendosur në qendër të kritikave teksa ish-numri një i botës deri më tani ishte treguar mjaft i kujdesshëm në imazhin e tij duke u khyer edhe në një ndër sportistët më popullorë.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...