Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nuk dëshiron të punojë me Mourinhon, gjiganti boshnjak mund t’i bashkohet Gattusos

Edin Dzeko do t’i bashkohet Rino Gattusos në Kroaci? Kështu raportojnë gazetarët turq të “Fotospor”, duke theksuar se sulmuesi boshnjak dëshiron të largohet nga Fenerbahçe pas vetëm një sezoni dhe arsyen e lidhin me emërimin trajner të Jose Mourinhos, me të cilin marrëdhëniet nuk i ka aspak të mira.

Lojtari është objektivi i Hajdukut të Splitit, skuadër që synon të zbresë nga froni i kampionit në Kroaci Dinamon e Zagrebit me një goditje të madhe në merkato.

Lexo edhe:

Mediat kroate thonë se lojtari dëshiron një transferim në Split. Megjithatë, një qëndrim në Turqi nuk mund të përjashtohet, ndonëse në një klub tjetër: Beshiktashi (luajnë Muçi dhe Rashica) ia ka vënë syrin boshnjakut dhe po synon ta shkëmbejë me Vincent Aboubakar të Fenerbahçes. 38-vjeçari Dzeko shënoi 25 gola dhe dha 10 asistime në 46 ndeshje te Fenerbahçe.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...