Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Nuk diskutohet fare”, portieri refuzon kalimin te Bayern Munich

Prej kohësh, Bayern Munich është vendosur në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Manuel Neuer i cili ka humbur pjesën e mbetur të sezonit pas një aksidenti me ski teksa ishte gjatë pushimeve.

Bavarezët nuk po arrijnë te Yann Sommer i Borussia Monchengladbach, ndërsa nga ana tjetër një ndër alternativat e preferuara ishte edhe Alexander Nubel. Ky i fundit është aktualisht pjesë e Monaco në Ligue 1 ku luan si i huazuar pikërisht nga Bayern Munich.

Por, gjermani refuzon të rikthehet dhe është hatërmbetur ndaj stafit të bavarezëve pasi kurrë nuk iu dhuruan një shans përsa kohë Neuer ishte në gjendjen e duhur fizike. Në këtë formë, për të vendosur “pikat mbi I” mendoi agjenti i Nubel, Stefan Backs i cili u shpreh se nuk ka asnjë shans që i përfaqësuari i tij të rikthehet të Bayern në janar.

“Nuk dua të diskutohet më kjo temë, Nubel nuk kthehet te Bayern. Ai do të luajë me Monaco edhe për pjesën e mbetur të sezonit”, u shpreh Backs.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...