Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Nuk do ketë largime”, Mziu: Ja arsyet pse dështuam në finale ndaj Egnatias

Pas humbjes në “Play-Off” ndaj Egnatias me rezultatin 2-0 duke humbur mundësin e ngjitjes në Abissnet Superiore, trajneri i Korabit, Donald Mziu theksoi se ekipi i tij ishte i lodhur, por shtoi se është i kënaqur me lojën e bërë.

Duke folur për “Super Sport”, Mziu theksoi se ndryshe nga sezonet e tjera, këtë edicion nuk do të ketë largime nga ekipi.

Ndërsa sa i përket tensioneve në fushën e lojës, tekniku deklaroi se nuk duhej të kishin ndodhur, por thekson se e kupton skuadrën.

Humbja ndaj Egnatias:Mendoj se në përgjithësi skuadra reagoi mirë, bëri mirë. Erdhëm në stadiumin e Rrogozhinës për të treguar futbollin tonë dhe besoj se deri diku ia dolëm. Duhej të ishim më të kujdesshëm megjithatë mendoj se skuadra u përgjigj ashtu siç e kërkuam ne. pastaj në fund na lëshuan pak edhe nervat dhe ndaj pësuam edhe golin e dytë.”

Tension në pjesën e dytë, a nuk do duhej më shumë për të gjetur barazimin? “Kemi vuajtur shumë për të ardhur deri këtu, ka qenë një kampionat i gjatë dhe i lodhshëm. Në dy ndeshjet e “Play-Off” kishim dhënë gjithçka dhe mendoj se ishte e akumuluar, ishte lodhja dhe tensioni që kaluan pastaj te pjesa e nervave, por mendoj se e treguam lojën.”

Me qëndrimin në Kategorinë e Parë do ketë ndryshime, më saktë largime si rasti i Skukës vjet:  “Kemi vite që punojmë me projekt afat gjatë dhe lojtarë të rinj. Synimi kryesor ka qenë që me lojtarët e rinj të bëhemi trampolinë në Shqipëri, por këtë vit besoj se nuk do kemi shumë ndryshime.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...