Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Nuk do ta harroj kurrë vitin e fundit në Australi”, Djokovic: Tani jam me energji pozitive!

Konflikti i janarit të vitit 2021 mes Novak Djokovic dhe shtetit të Australisë u shndërrua në një telenovelë të vërtetë. Tenisti serb shkeli tokën australiane pa u vaksinuar kundër COVID-19, teksa Australia e kishte të ndalur që shtetasit e huaj të hynin pa qenë më parë të vaksinuar. Në këtë formë, ata ndaluan tenistin serb të lëvizte për disa ditë derisa më pas erdhi vendimi për ta dëbuar duke mos e lejuar të luante në Australian Open, Grand Slam-in e parë të vitit.

Megjithatë, në janarin e vitit 2023, situata do të jetë ndryshe me 35-vjeçarin që ka mbarritur në Australi për t’u përgatitur për turneun që starton më datë 16 janar. Prej Australisë, Nole shprehet se nuk ka për ta harruar kurrë eksperiencën e fundit në tokën australiane ndërsa shtoi se këtë herë ka shumë energji pozitive edhe pse refuzoi të japë një parashikimi rreth turneut.

“Janë ngjarje të cilat nuk harrohen lehtë, ishte diçka që nuk e kisha provuar më parë. Dhe, shpresoj të mos përsëritet kurrë më. Është një eksperiencë që lë shenjë në jetë dhe qëndron përgjithmonë. Megjithatë, më duhet të shoh para. Shpresoj që këtë herë gjithçka të shkojë mirë. Sa i takon turneut, nuk mund të parashikoj asgjë. Në Australi kam shumë mbështetje dhe ndjej shumë energji pozitive”, u shpreh Djokovic.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...