Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nuk do të rinovojë me Arsenalin, David Luiz kërkon rikthimin te Benfica

Kontrata e mbrojtësit 33-vjeçar David Luiz me skuadrën e Arsenalit skadon në fund të muajit qershor dhe burime pranë klubit londinez bëjnë me dije se palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë bashkëpunimin.

Vetë mbrojtësi brazilian, në një intervistë të dhënë për mediat portugeze, ka deklaruar se ka biseduar me presidentin e Benficës për një rikthim në klubin ku edhe spikati para se të lancohej në futbollin e madh europian.

“Ëndrra ime është të mbyll karrierën te Benfica. Kur do të ndodhë kjo, nuk e di, por do të ishte moment shumë i lumtur për mua, të rikthehesha atje. Kam folur me presidentin Vieira dhe i kam shprehur dëshirën time për t’u kthyer, Shpresoj që gjithçka të ndodhë sa më shpejt”, deklaroi Luiz për mediat luzitane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...