Leo Messi ka folur për herë të parë për shtypin amerikan. Legjenda argjentinase, fitues i Kupës së Botës Katar 2022 dhe shtatë herë fituesi i Topit të Artë si askush më parë, u transferua tek Inter Miami në mesin e muajit korrik.
Pas dy viteve jo fort pozitive te PSG në Francë. Ndërkohë që aventura në SHBA me skuadrën nga Florida ka nisur në mënyrë të shkëlqyer. 6 ndeshje, 9 gola dhe Interi në finalen e League Cup falë një Messi në super formë.
36-vjeçari nga Rosario zbulon se nuk ishte dëshira e tij për t’u transferuar te PSG në verën e vitit 2021. Pas një jete me fanellën e Barcelonës mbi supe dhe në zemër.
“Nuk doja të largohesha nga Barcelona, dhe as që doja të shkoja te PSG. Gjithçka ndodhi brenda natës. M’u desh të mësohesha me një vend që ishte krejtësisht ndryshe nga ai ku kisha jetuar gjatë gjithë jetës sime.
Si në aspektin e qytetit, ashtu edhe në atë sportiv. Ishte e vështirë, ndryshe nga ajo që po më ndodh tani këtu tek Inter Miami”, deklaron “pleshti”.
Përpara se të transferohej në MLS, Messi refuzoi një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite. Dhe zgjodhi kalimin në SHBA.
Lexo edhe:
- Çekiçi prezantohet në skuadrën e re, firmos me klubin ambicioz turk
- Arabia Saudite spostohet në Europë? Përfaqësuesja do të luajë dy ndeshje miqësore në Angli
- Mesfushori Napolit refuzon Arabinë, gati rinovimi
- VIDEO/ Penalltia më e çuditshme ndonjëherë, topi përplaset në traversë dhe “rikthehet” në portë
“Jam shumë i kënaqur për vendimin që mora. Erdha këtu për të vijuar të shijoj futbollin, diçka që e kam bërë gjithë gjithë jetës sime. Edhe familja ime ndihet për mrekulli këtu.
Po e shijojmë qytetin. Njerëzit na kanë pritur në mënyrë të mrekullueshme prej ditës së parë. Madje jo vetëm në Miami. Këtu ka shumë latinë, kjo e bën gjithçka më të lehtë.
Jam i lumtur, po shijoj këtë kapitull të ri të jetës sime, përvojën e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara. Diçka që e kam pasur gjithmonë në mendje të bëj”, theksoi Leo Messi.
Në fund një koment për finalen e 20 gushtit kundër Nashville: “Do të ishte e mahnitshme të fitonim trofeun, apo jo? Për mua, tifozët dhe vetë klubin. Ne duam të jemi një pikë referimi dhe fitimi i një titulli do ndikojë të jemi të tillë.
Klubi është i ri (i formuar në vitin 2018), do të ishte fantastike për të gjithë ne nëse do të fitonim trofeun e parë”, përfundoi një prej futbollistëve më të mirë në histori.
