Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Nuk dua t’ia di për Milanin”, Frattesi: Inter e zgjodha kur i kisha kundërshtarë!

Davide Frattesi mbylli sezonin e tij të parë me Inter duke rezultuar si një lojtar me vlera për trajnerin Simone Inzaghi, edhe pse jo gjithmonë ishte një zgjedhje e parë.

Megjithatë, mesfushori nuk është penduar që verën e shkuar zgjodhi të transferohej nga Sassuolo te zikaltërit, ndërsa tregon në një intervistë të fundit se nuk u tundua për asnjë moment që të firmoste për Milanin.

Lexo edhe:

“Unë nuk kisha dëgjuar për asnjë ofertë nga Milani. Agjenti më pyeti se ku dëshiroja të shkoja dhe dhe unë kisha vetëm Interin si përgjigje. E dija të ardhmen time që nga maji i vitit të kaluar. E kisha vendosur që do të transferohesha te Inter prej momentit kur u përballëm si kundërshtarë.

Inter ishte një skuadër shumë e fortë, me një trajner të zotin dhe me një tifozeri magjike. Nuk doja të dëgjoja asnjë ofertë tjetër”, u shpreh Frattesi.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...