Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Nuk e bind me para, PSG-ja i ofron Mbappes shiritin e kapitenit

Paris Saint-Germain është duke përdorur “të gjitha letrat”për të rinovuar me Kylian Mbappenë dhe për ta mbajtur francezin në “Parc des Princes”, duke i premtuar shiritin e kapitenit të skuadrës.

Kontrata e sulmuesit përfundon këtë verë dhe duket se Real Madrid është në “pole position” për të firmosur me të, por PSG-ja po përdor çdo mundësi për ta mbajtur Mbappenë në Paris.

Futbollistit i është bërë një ofertë “e frikshme” nga klubi që konkurron në Ligue 1, sa i përket parave, por është dëshira që ka pasur që i vogël për të luajtur për Real Madridin, ajo që pengon PSG-në.

Gjendur përpara një fakti të tillë, klubi francez ka vendosur t’i dhurojë sulmuesit diçka që paraja nuk mund ta blejë dhe bëhet fjalë pikërisht për shiritin e kapitenit raportojnë mediet franceze.

Te PSG-ja kanë nevojë për figurën e një lideri të vërtetë që nga largimi i Zlatan Ibrahimovic në vitin 2016 dhe Mbappe duket se mund të jetë i duhuri.

Por a do ia japë Marquinhos shiritin e kapitenit Mbappes?

Nuk dihet se si kapiteni aktual i PSG-së, Marquinhos, që e ka fituar shiritin që nga 2020-ta, kur Thiago Silva u largua, do të ndihej nga kjo gjë, por duket se roli që ka në skuadër do i merret brazilianit nga duart.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...