Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Nuk e di çfarë i kanë bërë makinës ata të Red Bull”, Leclerc: Nuk ishim fare në garë!

Charles Leclerc e nisi me një zhgënjim të madh sezonin e ri të Formula 1, teksa piloti i Ferrarit u detyrua ta mbyllte para kohe garën në pistën e Sakhir në Çmimin e Madh të Bahreinit. Por, për 41 xhiro që zgjati gara e pilotit monegask, Leclerc nuk mundi ta konkurronte për asnjë çast Max Verstappen dhe makinën e tij Red Bull me diferencat që ishin të dukshme.

Pas garës në Bahrein, Leclerc u shpreh se te Red Bull duhet të kenë gjetur një sekret që e ka përmirësuar tejmase makinën ndërsa shtoi se ai dhe Ferrari nuk ishin për asnjë moment në lojë.

Lexo edhe:

“Objektivi ynë është të mundim Red Bull-in, ata duhet të jenë pika e referimit për ne të Ferrarit. Por, më duhet të them se këtë garë ne nuk ishim fare në lojë. Nuk kishim ritëm në garë, ishim shumë larg dhe duhet të përmirësohemi.

Ata të Red Bull kanë gjetur diçka që e përmirëson shumë makinën. Unë nuk e kam provuar më parë që në prova të jemi shumë pranë Red Bull-it dhe më pas në garë të jenë ato diferenca. Ata fitojnë një sekondë në çdo xhiro. Red Bull-i është i një tjetër kategorie. Duhet të punojmë shumë pasi përndryshe do të vuajmë”, u shpreh Leclerc.

 

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...