Ligue 1

“Nuk e duam”/ Nënkampionët e Francës nuk pyesin për tifozët, zyrtarizojnë afrimin nga Roma

Tifozët e Marseille protestuan ashpër kundër blerjes së Jordan Veretout, por klubi francez nuk u tërhoq dhe sot ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit nga Roma në huazim me të drejtë blerje për 10 milionë euro.

29-vjeçari ka firmosur për katër vite me nënkampionët e Francës, kontratë nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Veretout nuk bënte më pjesë në planet e Jose Mourinhos.

Po pse tifozët e Marseille dolën kundër këtij afrimi? Ata nuk i kanë harruar disa sjellje të lojtarit në kohën kur luante në Ligue 1, kampionat ku ka veshur fanellat e St Etienne dhe Nantes.

Sipas tyre ai nuk është i denjë për të luajtur me Marseille, por tani i takon Veretout t’u ndryshojë mendjen dhe t’i bëjë për vete me performancat pozitive në fushë.

Mesfushori fitoi Conference League me Romën sezonin e fundit pas suksesit në Tiranë, teksa numëron pesë ndeshje me kombëtaren e Francës. Debutimi ndodhi shtatorin e kaluar.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency