Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Nuk e joshin paratë”, këshilltari i RedBull: Mos u habisni kur Verstappen të tërhiqet!

Max Verstappen është shumë pranë titullit numër dy në karrierë me pilotin holandez që udhëheq kampionatin aktual me 109 pikë nga ndjekësit më të afërt Leclerc dhe Perez. Megjithatë, 24-vjeçari duket se nuk mendon shumë për rekordet dhe për të adhmen teksa këshilltari i RedBull, Helmut Marko thekson se holandezi nuk joshet nga paratë dhe se kur të përfundojë kontratën me skuderinë austriake do të jetë 31-vjeç e në rast se nuk është i motivuar, atëherë askush nuk duhet të surprizohet nëse ai vendos të tërhiqet.

“Ne duam të fitojmë edhe shumë tituj të tjerë me Verstappen. Por, unë dyshoj se do ta shohim Verstappen deri në momentin kur të thyejë të gjitha rekordet, padyshim aim und t’ia dalë por ai është edhe personi që mbledh plaçkat dhe largohet në momentin që nuk është i motivuar dhe nuk e ndjen të vazhdojë.

Mund t’i ofrosh para pafund, por ai nuk do të qëndronte nëse e vendos të largohet. Dhe, mendoj se diçka e tillë mund të ndodhë më shpejt se sa e kemi menduar. Max është një talent i madh, është një pilot që e kontrollon makinën në mënyrë të shkëlqyer, sidomos kur piloton në limite”, u shpreh Marko.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...