Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Nuk e përballoi presionin, Elez Gjoza jep dorëheqjen!

Pozitiviteti i Romela Begajt në kampionatin botëror në Kaliforni, ku peshëngritësja shqiptare fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes dhe argjend në dygarësh ishte pika që derdhi gotën. Pas skandaleve të një pas njëshme të dopingut në shtangën shqiptare, më në fund Elez Gjoza dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës. Vendimi lidhet ngushtë me pozitivitetin e Begajt, që pasi regjistroi paraqitjen më të mirë në arenën botërore, dështoi në testet e anti-dopingut, ku rezultoi se kishte përdorur stanozolol, substancë për të cilën pak kohë më parë ishte pezulluar për dy vjet nga aktiviteti. Gjoza ka qenë prej vitesh një personazh kontrovers dhe gjatë mandateve të tij, peshëngritja shqiptare u kthye nga sporti më i suksesshëm në vend, në sportin e skandaleve. Opinioni, por edhe vetë sportistët dhe trajnerët kërkuan dorëheqjen e tij nga drejtimi i federatës në fund të vitit 2014, kur shtanga shqiptare u gjunjëzua nga dopingu i tre sportistëve, mes të cilëve pikërisht Romela Begaj dhe Daniel Godelli.

Pas largimit të Elez Gjozës, posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes do të mbahet përkohësisht nga Gudar Beqiraj. Ish-kreu i Akademisë së Shkencave do të jetë në detyrë deri në momentin kur të përcaktohet zhvillimi i Asamblesë së Jashtëzakonshme të FSHP-së, ku do të zgjidhet edhe drejtuesi i ri i peshëngritjes shqiptare.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...